Koronavirusi “thyen rregullat”, vogëlushja e sapolindur pozitive

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se një vogëlushe e sapolindur ka rezultuar pozitive me koronavirus në Bergamo, transmeton OraNews.

Ajo po kurohet në repartin e terapisë intezive.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Institutit Suprem të Shëndetit Publik në Itali, Silvio Brusaferro.

“Vogëlushja që ka pak ditë jetë ishte nën asistencë mjekësore për probleme të vogla pas lindjes e ka rezultuar dhe pozitive nga koronavirusi. Vogëlushja tha ai është nën monitorim çdo çast e deri tani tek ajo nuk është aplikuar frymëmarrja artificale.”

Raste minorenësh të infektuar nga koronavirusi janë identifikuar dhe ditë më parë, por ky është rasti i parë i një të porsalinduri të prekur nga koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button