Meta: Populli kuqezi është zgjuar!
Teksa ka ndarë një tjetër video nga tubimi i 2 marsit, presidenti Ilir Meta deklaron se demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti, me anë të ligjeve antikushtetuese dhe antipopullore, kërkon të shtypë vullnetin e popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese, transmeton OraNews.
Presidenti thotë se populli kuqezi është zgjuar.
Për gati 2 orë mijëra qytetarë mbushën të hënën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një tubim paqësor të thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.
Mes brohorive të mijëra mbështetësve Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin që kthen në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka reagim nga maxhoranca për dekretin që firmosi sot atëherë më 15 mars dekreton shpërndarjen e parlamentit në mes të Kuvendit.