Konfederata e biznesit në RMV: Koronavirusi do të shkaktojë rënie të ashpër në sektorin e hotelerisë, në turizëm dhe industri

Korona virusi do të shkaktojë rënie të ashpër në sektorin e hotelerisë, në turizëm dhe industri, çrregullime në zinxhirin e furnizimit, ulje të kërkesës së mallrave dhe rënie të besimit të konsumatorëve, thuhet në komunikatën e Biznes konfederatës së Maqedonisë, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Kovid-19 (koronavirus) u përhap anembanë botës pa përjashtime, duhet të jemi real dhe ta kemi të qartë se edhe Maqedonia është pjesë e familjes globale socio-ekonomike dhe se nuk do të “anashkalohemi”. Qeveria, ata që janë drejtpërsëdrejti të involvuar dhe të prekur nuk guxojnë të lejojnë të presin. Ekipet ekonomike dhe këshilltarët duhet të këshillohen me të ekonomi të tjera, t’i ndjekin të gjitha indekset dhe treguesit ekonomikë. Përkujtojmë që nuk guxon të lejohet të mbështetemi në efektet që ndërlidhen. Në këtë moment specifik për shtetin tonë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në momente të gjendjes që kanoset me përhapje të virusit, apelojmë për fokusim serioz drejt mbrojtjes së qytetarëve, kujdesit për shëndetin e të gjithëve dhe revidim si dhe studim të të gjitha masave për mbrojtje masive,“thonë nga Konfederata e biznesit.

Ata rekomandojnë që edhe konsumi qeveritar të orientohet, para se gjithash, drejt sektorit shëndetësor,drejt përkrahjes së hulumtimeve.

“Është e sigurt që familjet dhe ekonomitë shtëpiake janë të shqetësuara dhe të pasigurta. Firmat në sektorët siç janë turizmi, tekstili, elektronika për automjete tashmë raportojnë për reduktim të blerjes, përkatësisht reduktim serioz të kërkesës. Prandaj, paralelisht me shëndetin, prioritet duhet të jetë të merren vesh dhe të lejojnë skema afatshkurta të punës dhe të sigurohet ndihmë e përkohshme për familjet e përkohshme për t’i zvogëluar humbjet e të ardhurave nga ndërprerjet e punës ose lëshime eventuale nga puna,” shtohet në komunikatë.

Ata rekomandojnë të mendohet seriozisht edhe për optimizim të shpenzimeve dhe reduktim të detyrimeve dhe tatimeve fikse. Qëndrueshmëria kreditore gjithashtu mund të ndihmojë të zvogëlohet presioni mbi kompanitë të cilat përballen me rënie të papritur të kërkesës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button