Ilir Meta: Sot shpërndahet parlamenti puçist! Unë i pari në luftën kundër grushtit të shtetit

“Të bashkuar për një qëllim në mbrojtje të Kushtetutës. Të kesh demokraci është zgjedhja jone te mbrosh demokracinë është detyra jonë”.  Manifestimi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit nisi me fjalimet e personaliteteve të njohura të cilët janë renditur krah presidentit të shtetit, Ilir Meta: Ledio Bianku, Agim Nesho, Bujar Kapexhiu, Kristian Demaj, Edmond Budina, transmeton OraNews

Mijëra qytetarë mbushën bulevardin me flamuj e lule mimoza për të mbrojtur Kushtetutën. Kreu i shtetit në shenjë solidariteti bëri shenjen e shqiponjës dhe u përul para manifestuesve.

Ora News përcjell live të gjitha zhvillimet, me live stream si dhe me raportimet e gazetarëve tanë në terren.

Ilir Meta shpërndan parlamentin: Une i pari ne luftën kunder grushtit te shtetit: Vdekje grushtit te shtetit!

Presidenti Ilir Meta po mban fjalën.

Kur institucionet bien, ngrihet populli!  Ta dëgjojnë mirë puçistët vendas

Ilir Meta: “Presidenti ulet ne gjunje vetem para popullit dhe flamurit kuq e zi. Ta degjojne mire pucistet vendas dhe organizata nderkombetare mafioze qe kerkon te shkaterroje sovranitetin dhe Kushtetuten tuaj. Kur institucionet bien ngrihet populli. Dhe populli nuk futet ne xhep si parate e oligarkeve.

Personalitete te njohura treguan arsyen pse u renditen krah presidentit Ilir Meta në këtë kauzë. Pikërisht mbrojtja e Kushtetutës dhe e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button