fbpx

Banorët kur zgjohen gjejnë shtëpitë e mbuluara nga akulli

Për dikë tjetër është një mrekulli e vërtetë dimri, por banorët e zonës së Lake Erie në shtetin e Nju Jorkut u zgjuan këtë fundjavë e përjetuan një makth: shtëpitë e tyre ishin mbuluar plotësisht nga një akull i trashë.

Siç tregon për CNN njëri prej banorëve, Ed Mis, veshje akulli, shtëpitë e tyre kanë pasur edhe në të kaluarën, por kurrë në këto përmasa. “ Duket si e rreme, si joreale, por ju siguroj se pamjet janë mëse të vërteta”, u shpreh ai. Ditën e enjte, banorët nuk kishin akull në oborrin e shtëpisë, por dy ditë më vonë, gjithçka ishte bllokuar prej tij.

Shtëpitë duken si skulptura akulli apo sikur kanë dalë nga filmi “Frozen”. Ndërsa pamja e tyre është padyshim surreale dhe e jashtëzakonshme, banorët janë të shqetësuar për dëmet strukturore që banesat mund të pësojnë.

“Jemi të shqetësuar se çatitë nuk do ta mbajnë dot peshën”, tha Ed. Kjo situatë është pasojë e 48 orësh erëra të fuqishme; ato kanë shtyrë ujin e liqenit në breg e valët e përplasura mbi banesa, kanë ngrirë duke krijuar këtë pamje të jashtëzakonshme për syrin, por jo dhe aq të bukur për banorët që vuajnë pasojat. Ata shpresojnë se guvernatori do të shpallë gjendjen e emergjencës për këtë zonë, çka do të ndihmonte në rimëkëmbjen e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button