Përleshje në qendrën tregtare të Shkupit

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se dje në mbrëmje në qendrën tregtarë në Shkup pati prishje të rendit publik për shkak të një përleshjeje, transmeton Portalb.mk.

Në përleshje morën pjesë 20 vjeçarët A.T. dhe B.H, si dhe 21 vjeçari F.P. nga Shkupi, ndërsa në anën tjetër ishin 24 vjeçarët E.M. dhe A.I, si dhe 21 vjeçari E.M, që të gjithë nga fshati Sfillare e poshtme, Saraj.

U vërtetua shkelja e nenin 11, paragrafit 3 nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button