Elita Ziberi: Kam pasur ofertë për deputete, mirëpo nuk di ta bëj atë punë (VIDEO)

Pasi emri i këngëtares Elita Ziberi qarkulloi në disa mediume si kandidate e mundshme e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për deputet në zonën 6, ajo sot në një intervistë për Radio Prishtina e konfirmoi se i është bërë një ofertë e tillë, mirëpo nuk e ka pranuar pasi siç tha ajo “Nuk di të merrem me politikë”, njofton Portalb.mk.

Në mesin e emrave të cilët qarkullonin në disa mediume për listën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për deputet, ishte edhe solistja e grupit XXL, Elita Ziberi.

Ziberi e konfirmoi se deri te ajo ka arritur një ofertë e tillë, mirëpo sipas saj ajo vendin e ka në muzikë, e jo në politikë pasi nuk din ta bëje një gjë të tillë.

“As unë nuk kam pasur informata për këto, më vinte interesant kur lexoja diçka të tillë. Realisht, unë e kam vendin në muzikë, nuk e kam në politikë. Kam qenë e përzgjedhur nga ajo parti që të kandidohem, i falemnderoj shumë, por unë e kam vendin në muzikë, në qoftë se ju nevojitet diçka në fushën e muzikës, unë aty jam. Mirëpo, në politikë nuk e kam vendin sepse nuk di të merrem me politikë” tha Elita Ziberi.

Ndryshe, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë shpallur për me datë 12 prill dhe aktualisht të gjitha partitë politikë kanë filluar kalkulimet në lidhje me kandidatët e tyre për deputet në zonat në të cilat do të kandidohen ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button