Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi u rrit në 2.914

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit (Covid-19) në Kinë u rrit në 2.914, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë 42 persona të tjerë vdiqën në 24 orët e fundit, ndërsa 202 raste të reja u zbuluan nga autoritetet, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara afër 80.000.

Të gjitha vdekjet e fundit kanë ndodhur në qendrën e shpërthimit, provincën Hubei.

Afro 46.200 njerëz janë aktualisht nën kujdes mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar nga spitali arrin në 44.462.

Jashtë Kinës janë konfirmuar 98 raste të regjistruara në Hong Kong dhe 10 në Macau.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, është përhapur në më shumë se 30 vende të tjera, përfshirë SHBA, Britani, Singapor, Francë, Rusi, Spanjë dhe Indi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila shpërthimin tashmë e ka shpallur urgjencë ndërkombëtare të shëndetit, të premten ka ngritur nivelin e alarmit global të koronavirusit nga ” të lartë” në “shumë të lartë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button