Me programin ‘pa protokoll’ dhe në sallën plot, në Shkup u promovua libri i Zekerija Idrizit

Në hapësirat e Kuvendit të Komunës së Çairit, që ishte e mbushur në çdo skaj me dashamir të librit, u promovua libri i fundit i shkrimtarit Zekerija Idrizi “Bisedë shpirtëror me Shën Nënën Terezë”, transmeton Portalb.mk.

Me tingujt e muzikës që buronin nga violinë e mjeshtrit Blerim Grubi, filloi programi ‘pa protokoll’, siç e quante udhëheqësja e programit, Adelina Marku. Ajo u kujdes për rrjedhën e programit, që zgjati mbi dy orë.

Programin ‘pa protokoll’ e plotësuan me komente të pranishmit, si botuesi Fatmir Halimi, Islam Gega nga Kosova, Bahri Aliu, Rahim Ganiu, Edmond Vrapi nga Shqipëria, Ali Qerimi, Sadije Aliti, Nuri Rexhepi, Besim Xhelili, Rexhep Rigati dhe krejt në fund foli edhe autori Zekerija Idrizi.

Programi plotësohej edhe me tinguj të muzikës të krijuar nga klarineta e Nehat Currit dhe violina e Blerim Grubit, dhe djalit të tij, Lek Grubi.

Disa fragmente të veprës arriti t’i dramatizojnë dy aktorët e rinjë, Ajshe Useini dhe Mumin Abdullahi.

“Nuk di si të falënderoj gjithë pjesëmarrësit, organizatorët, recensentët, ligjëruesit në ditën e sotme të promovimit të librit tim në vendlindjen time në Shkup. Jam shumë shumë i kënaqur. Faleminderit nga zemra miqtë/mikeshat e mia nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria! Kam ngelur pa tekst, i mahnitur skajshëm nga çdo pikëpamje.I dhurova qindra libra për miqësinë time shumë të shtrenjtë”, thekson Idrizi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button