Vendimi për taksën, raportuesja për Kosovën kërkoi liberalizimin e vizave

Paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të taksës i është dukur sinjal pozitiv, raportueses për Kosovën, Viola von Cramon.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka thënë se ky është një sinjal shumë i rëndësishëm, shkruan lajmi.net.

Ka kërkuar ndërkohë nga Këshilli Evropian që ky vendim të vlerësohet dhe të hiqen vizat për qytetarët e Ksoovës.

“Sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti. Kjo duhet të vlerësohet nga Këshilli i Evropës, veçanërisht në Berlin, dhe të hiqet regjimi i vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, vendimi i kryeministrit Kurti për heqjen e pjesshme të taksës po kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I dërguari i presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell, një lëvizje të tillë të Kurtit e ka quajtur “gabim të madh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button