Rezultatet negative për dy të testuarit dje, sot është testuar edhe një grua

Rezultatet e dy personave të cilët dje ishin testuar për koronavirus janë negative, ndërsa sot në mëngjes është testuar edhe një grua për të cilën priten rezultatet, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Rezultatet për dy pacientët nga dje janë negative. Negativ është edhe rezultati edhe te shoferi i cili drejtonte furgonin me të cilin transportohej pacientja te e cila është konfirmuar koronavirusi, e cila edhe më tutje do të qëndrojë në izolim shtëpiak deri në ditën e 14-të kur përfundon inkubacioni, ndërsa pastaj mjekët do të vendosin se a do të testohet përsëri. Negativ është testi edhe te personi i cili ishte paraqitur përmes Shtëpisë së Shëndetit të Vinicës dhe ishte testuar në repartin infektiv të Shtipit, ndërsa i cili iki dje dhe shkoi në shtëpi”, sqaroi ministri Filipçe.

Gruaja e cila sot ishte paraqitur me simptoma ishte në rajonin e Italisë së Veriut dhe kishte ardhur në vend në datën 26 të këtij muaji pa simptoma. Kishte ardhur me transport individual edhe me një anëtar të familjes. Në mëngjes me simptoma ishte paraqitur në Klinikën Infektive, është  izoluar sipas procedurave dhe gjatë ditës priten rezultatet, transmeton MIA.

Në karantin janë katër persona dhe ata nëntë të cilët kishin udhëtuar me pacienten e cila është në Klinikën Infektive dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme dhe tashmë dy ditë nuk ka temperaturë.

Informacionet të cilat i posedojnë në konsullatën në Itali është se nuk ka shtetas nga RMV-ja të cilët jetojnë në rajonin verior të sëmurë me koronavirus dhe se dikush është në karantin, por nuk dihet edhe numri i saktë i atyre që vijnë nga ky rajon në vend.

“Sot në mëngjes bisedova me konsullin në Italinë e Veriut. Nuk kemi të dhëna se kemi të shtetas tanë të sëmurë në Italinë e Veriut ose në në karantin. Konsulli më informoi se duhet të gjithë që planifikojnë të udhëtojnë nga ai rajon ta kontaktojnë dhe ai të lajmërojë në vend. Këtu erdhën disa furgonë dhe autobusë, por nuk mund të jemi të sigurt se të gjithë lajmërohen. Ka një numër të caktuar të cilët janë lajmëruar, por ka edhe disa të cilët nuk lajmërohen, por procedurat vlejnë për të gjithë”, theksoi Filipçe.

Dërgoi apel deri te të gjithë që t’i respektojnë këshillat. Nëse nuk kanë pasur simptoma, ndërsa pastaj janë zhvilluar të lajmërohen në disa nga numrat në qendrat e shëndetit publik që të mos shëtiten në institucionet shëndetësore, ndërsa në repartet infektive kanë protokoll të caktuar se si priten.

Sa i përket atyre për të cilët është përcaktuar izolim dërgoi apel që të mos përhapin panik, sepse kjo është për të mirën e tyre, për të mirën e anëtarëve të tyre të familjes, për të gjithë personat në afërsi të tyre, sepse ashtu ruhet shëndeti i të gjithëve.

Për rekomandimin për anulimin e tubimeve publike, tha se apeli vlen për të gjithë, veçanërisht për ato ku tubohen një numër i madh i qytetarëve dhe ku ka dhe priten mysafirë nga jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button