U raportuan para të falsifikuara në Kosovë

Tri raste “falsifikimi i parasë” janë raportuar vetëm dje në Kosovë. Rastet janë të ndara një në Klinë, një në Prizren dhe një në Fushë Kosovë.

Dje në fshatin Pograxhë të Klinës një punëtor i një pompe të derivateve, ka raportuar se një i person i panjohur ka bërë pagesën e shërbimit me një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan 21Media.

Si në Klinë ashtu edhe në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës kartëmonedha false në vlerë prej 100 euro ka arritur nga një person i panjohur që ka bërë pagesë në një pompë derivatesh.

Po ashtu një kartmonedhë prej 100 eurosh e cila ka rezultuar të jetë e falsifikuar është raportuar nga një  zyrtar i bankës në Prizren. Viktima ka informuar se një klient mashkull kosovar gjatë deponimit të parave, ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro të falsifikuar. Sipas policisë të gjitha monedhat e dyshuara janë konfiskuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button