Prisnin në radhë për të blerë maska, plas sherri në mes të rrugës

Përhapja e shpejtë e koronavirusit ka frikësuar njerëzit në të gjithë botën. Në këtë situatë kërkesa për masa parandaluese si maska dhe dezinfektantë është rritur ndërkohë që shitja e shpejtë e tyre bën që të ketë edhe mungesa.

Pasi u njoftua se kishin ardhur furnizime, shumë qytetarë u mblodhën jashtë farmacive dhe dyqaneve, por mes tyre ka pasur dhe tension të cilat janë kthyer në sherre.

Video të personave të përfshirë në sherr kanë bërë xhirot e rrjetit. Sipas medias Russia Today, dyshohet se personat që prisnin në rradhë ishin shtetas kinez.

Ata kërkojnë blerjen e maskave në Japoni dhe shitjen e tyre me çmim disafish më të lartë në Kinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button