fbpx

Akuzat e televizioneve janë të pasakta dhe tendencioze, reagojnë operatorët

Asociacioni për teknologji të informacionit dhe komunikimit ka reaguar ndaj pres-konferencës së sotme Asociacionit mediatik të televizioneve kombëtar private (AMM), në të cilën ata i akuzuan operatorët për pirateri dhe transmetim të programit pa të drejtat e autorit, duke u bërë konkurrencë të padrejtë, transmeton MO.

“Ashpër i dënojmë pretendimet e pabazuara të bëra nga anëtarët e AMM – Sitel, Telma, Kanal 5, Alfa dhe Alsat-M në pres-konferencën e sotme. Me përgjegjësi të plotë pohojmë që të gjitha programet të cilat janë pjesë e pakove të operatorëve janë në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare për ritransmetim. I hedhim poshtë të gjitha trillimet për përfshirë në pirateri si të pasakta, paushalle dhe tendencioze, anëtarët tanë për pretendimet tilla do të fillojnë procese gjyqësore përkatëse. Të gjitha marrëveshjet për riemitim me radiodifuzerët e huaj përmbajnë garanci që ato televizione i kanë rregulluar të drejtat autoriale në vend”, thonë ata nga Shoqata e TIK.

Sipas operatorëve, kërkesa e pesë televizioneve që me ligj të imponohet kufizim për kanalet e huaja, që të mund të ritransmetohen në vend do të thotë “shkelje e drejtpërdrejtë e Direktivës për ritransmetimit dhe Direktivës “televizioni pa kufij” dhe paraqet përpjekje për fillim të censurës”.

“Ky qëndrim i deklaruar publikisht i AMM tregon qartë se motivet dhe qëllimi përfundimtar i miratimit kaq të shpejtë të ndryshimeve në LShAAVM ishte pikërisht presioni që me këtë ligj të zvogëlohet numri i kanaleve televizive që do të ritransmetohen në vend”, është shtuar në komunikatë.

Në lidhje me të drejtat autoriale, ata e kujtojnë publikun se ato tashmë janë të rregulluara me Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme dhe me Kodin penal.

“Prandaj, ndryshimet në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike jo vetëm që nuk e rregullojnë këtë çështje, por e komplikojnë edhe më tepër atë sepse krijojnë precedentë ligjërisht të pabazuara. Operatorët operojnë në përputhje me të gjitha ligjet dhe direktivat e BE-së dhe ne tashmë kemi treguar që ndryshimet e tilla janë në kundërshtim me direktivat. Ne për këtë kemi mendim edhe nga Komisioni Evropian, i cili thekson që në asnjë shtet anëtar të BE-së nuk ekziston zgjidhje e tillë ligjore”, kanë shtuar nga Shoqata e TIK.

Nga atje ata e ritheksojnë qëndrimin e tyre se “ndryshimet e fundit në Ligjin për ShAVM, të miratuara, me procedurë të shkurtuar pak para shpërbërjes së Kuvendit, janë miratuar në mënyra jo transparente, me çka qëllimisht e pamundësuan debatin publik mbi pasojat serioze dhe të dëmshme të tyre dhe injoruan të gjitha vërejtjet e Shoqatës së TIK për mos zbatueshmërinë e tyre dhe se do t’i detyrojnë të ndërprejnë ritransmetimin e të gjitha kanaleve televizive përveç shërbimit publik. ”

Ata kanë sot takim në Qeveri me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close