Roma transferoi sulmuesin e Barcelonës pas një kushti qesharak

Mjaftoi goli i shënuar kundër Gent në Europa League që Roma të blejë zyrtarisht kartonin e Carles Perez, transmeton OraNews.

Talenti spanjoll erdhi me formulën e huazimit nga Barcelona në muajin janar. Ditën e sotme klubi verdhekuq ka njoftuar se Roma ka paguar në arkat e klubit katalanas shumën e 11 milionë eurove. Blerja përfundimtare e Perez kishte një kusht paksa qesharak në kontratën e firmosur mes dy klubeve, që Roma të merrte një pikë në kampionat dhe në sfidën ndaj Lecces, skuadra e Fonsecas mori 3 pikë.

Kështu futbollisti i dalë nga kantera katalanase u shndërrua një lojtar i Romës. Deri tani 22-vjeçari ka luajtur 5 ndeshje me Romën mes Serie A dhe Europa League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button