fbpx

Ndërroi jetë Nexhmije Hoxha

Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, transmeton OraNews.

Nexhmije Hoxha Xhuglini njihet edhe për ndikimin që ka pasur në jetën politike gjatë kohës së regjimit komunist.

Hoxha ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Laprakë rreth orës 15:00 (26 shkurt).

Ilir Hoxha: Ia kushtoi jeten lirise

Djali i saj, Ilir Hoxha ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së tij.

“Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes. hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99 vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.
Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.”

Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt.

Në ditët pas varrimit, presin për ngushëllime në shtepine tonë, në Laprakë(pranë Sheshit Shqiponja.

Lexoni me shume:  Fahri Balliu tregon mëkatin e vejushës së zezë, Nexhmije Hoxha: Ishte anëtare e partisë fashiste

Kush ishte Nexhmije Hoxha

Nexhmije Hoxha ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941.

Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit.

Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror. Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë.

Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Ka qenë drejtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së.

Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së.

Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike. Ka botuar edhe disa libra. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button