ZYRTARE: Virusi korona arriti në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë sapo konfirmoi se është regjistruar rasti i parë i virusit korona në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup u regjistrua rasti i parë me virusin korona, te një qytetar i cili kishte ardhur nga Italia.

Qytetari vullnetarisht sot ishte paraqitur në Klinikën infektive.

Sot, fillimisht u dyshua në tre qytetarë, por dy testimet e para rezultuan negative sa i përket prezencës së virusit korona. Por, rasti i tretë u konfirmua si i vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button