Spasovski në takim me anëtarët e iniciativës “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”, do të vihet në funksion dhe gjashtëulësja

Kryemininistri teknik, Oliver Spasovski ka ftuar në takim anëtarët e Iniciativës “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” për të diskutuar në lidhje me problemet me të cilat përballet kjo qendër turistike. Takim ky, do të mbahet para ceremonisë për vendosjen në funksion të teleferikut me gjashtëulëse, që është paraparë të mbahet sot në ora 10:00, njofton Portalb.mk.

Iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” tash disa vite ka kritikuar qasjen e kompetentëve kundrejt qendrës turistike, Kodra e Diellit. Të cilët sipas kësaj iniciative qytetare, asnjëherë nuk kanë punuar seriozisht në përmirësimin e kushteve në Kodrën e Diellit.

Pas zhvillimeve të fundit me qendrën turistike Kodra e Diellit, ku ESM ka kërkuar leje nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mundësinë e shitjes apo dhënies në partneritet publiko privat të kësaj qendre turistike. Spasovski e ka pa të arsyeshme të takohet me iniciativën “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” për të marrë mendim nga të njëjtit për fatit e kësaj qendre turistike.

Informatat e Portalb.mk janë se tashmë nga iniciativa qytetare “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” vetëm se e kanë përpiluar një strategji pune për Kodrën e Diellit, dhe të njëjtën do ta prezantojnë para kryeministrit të shtetit.

Ndryshe, një vit më herët kjo iniciativë organizoi protesta me të cilat bashkë me dhjetëra protestues tjerë bllokuan rrugët kështu duke mos lejuar qarkullimin e veturave në rrugën Tetovë-Kodra e Dielit për disa orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button