Ambasadorja Yuri Kim: Mbledhim fuqitë për zgjidhje në Ballkan

Ata janë njerëzit më të rëndësishëm të SHBA-ve për Shqipërinë dhe Kosovën. Përkatësisht i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori amerikan në Prishtinë Filip Riker, transmeton ABC.

Të tre bashkë gjenden në Uashingon ku duket se fokusi i takimit mes tyre ka qenë pikërisht dialogu Kosovë-Serbi.

Përmes një statusi në twitter, ambasadorja shprehet se duhet të përdorim fuqinë e SHBA-ve për të gjetur një zgjidhje në Ballkan.

“Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ajo duke etiketuar ambasadën e SHBA-së në Prishtinë dhe atë në Beograd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button