Turkish Airlines pezulloi fluturimet për Kinë dhe Iran

Kompania ajrore turke Turkish Airlines njoftoi se ka pezulluar fluturimet e saj në Kinë dhe Iran, përveç kryeqytetit Teheran, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA). 

Kompania të martën në një njoftim për shtyp gjithashtu tha se, bazuar në dekretin e autoriteteve zyrtare të Turqisë, personat e huaj që ishin në Kinë ose qytetin verior të Iranit, Qom në 14 ditët e fundit, nuk do t’u lejohet hyrja në Turqi.

Fluturimet e aeroplanëve në Kinë janë pezulluar deri në fund të këtij shkurti, kurse fluturimet në Iran anulohen deri më 10 mars.

Turkish Airlines tha: “Ju bëjmë thirrje të merrni parasysh masat paraprake kur planifikoni udhëtimet tuaja”.

Këto vendime u morën nga kompania si masë për parandalimin e përhapjes dhe kufizimin e efekteve të virusit.

Virusi, i cili u zbulua për herë të parë në dhjetor në qytetin kinez Wuhan, kryeqyteti i provincës qendrore Hubei, ka shkaktuar vdekjen e mbi 2.600 personave deri më tani, me më shumë se 77,000 raste të konfirmuara në Kinë.

Pas përhapjes globale të virusit, OBSH shpalli shpërthimin si emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button