Ka ndërruar jetë ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Në moshën 91-vjeçare, sot ka ndërruar jetë ish presidenti i rrëzuar i Egjiptit, diktatori, Hosni Mubara, informoi televizioni shtetëror, njofton Portalb.mk.

Mubarak ndërroi jetë një javë pasi iu nënshtrua një operacionit.

Mubarak udhëheqi me Egjiptin 30 vjet, derisa u rrëzua pas protestave kundër regjimit të tij në vitin 2011-të. Gjatë kryengritjes 18-ditore janë vrarë rreth 900 demonstrantë. Në qershor të vitit 2012, ai u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes popullore dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Por një gjykatë e lartë e shfuqizoi dënimin dhe Mubarak u la i lirë në mars të vitit 2017.

Pasardhësi i tij, Mohamed Morsi, u zgjodh në mënyrë demokratike, por edhe ai u rrëzua nga një grusht-shtet ushtarak në vitin 2013-të. Pas rrëzimit të Morsit, pushtetin e mori, Abdulfetah El Sisi.

Shumë figura besojnë se stili i qeverisjes së Mubarakut është trashëguar nga udhëheqësi i tanishëm i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button