Shkup, udhëtari nga Dubai nuk është i infektuar me Koronavirus

Udhëtari nga Dubai që është testuar në Klinikën Infektive në Shkup ka rezultuar të jetë negativ ndaj koronavirusit, pra nuk është i infektuar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot njoftoi se një pacient është pranuar në Klinikën Infektive të Shkupit pasi ka ardhur nga Dubai përpara disa ditëve, i cili gjashtë ditë kishte qëndruar atje. Ai ka pasur simptoma të ngjashme të gripit.

Ai tha se gjatë ditës do të kryhet furnizimi i materialit informativ dhe mbrojtës, në të gjitha pikat kufitare dhe aeroportet.

“Dua të informoj se ka sasi të mjaftueshme të maskave mbrojtëse, manteleve, hapësirave. Sasitë do të plotësohen në periudhën në vazhdim”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button