Dolën rezultatet, personi që udhëtoi nga Milano në RMV nuk ka korona virus

Personi i cili dje erdhi në Maqedoninë e Veriut nga Italia nuk është i infektuar me virusin korona, këtë e vërtetojnë rezultatet e testit të kryer në Klinikën Infektive në Shkup, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një person i cili dje udhëtoi nga Italia në Maqedoninë e Veriut dhe kishte simptoma të gripit, personalisht u paraqit në Klinikën Infektive në Shkup ku më pas u izolua në mënyrë që të kalojë në testet e nevojshme. Ky person gjithashtu kishte kaluar në kamera termale, ku gjithashtu kishte rezultuar negativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button