Prej nesër do të ndryshon komunikacioni te Rruga e Plastikave

Prej 25 shkurtit do të ketë kufizime në bulevardin “Nikola Karev”, e njohur si Rruga e Plastikave, për shkak të asfaltimit të pjesës veriore të trotuarit, transmeton Portalb.mk.

Punimet do të zhvillohet nga ura e Bit Pazarit deri te semafori i parë.

“Qyteti i Shkupit informon se për shkak të rikonstruktimit të rrugës së Plastikave, më saktë kanalizimit atmosferik, zgjerimi i shtegut për këmbësor dhe ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit, në pjesën e rrugës do të ketë regjim kohor të komunikacionit”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Përmes sinjalizimit të duhur, do të rregullohet trafiku në dy drejtime në rrugën e mbetur .

“Qyteti i Shkupit apelon tek te gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të vëmendshëm dhe të rregullojnë shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës”, apelojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ndryshe, faza e parë e punimeve në rrugën nga tregu i “Bit Pazarit” e deri te kazerma “Ilinden” do të përfundon në muajin prill, deklarojnë nga Qyteti i Shkupit.

LEXO: Qyteti i Shkupit tregoi kur do të përfundojnë punimet te “Rruga e plastikave”
LEXO: Filloi rikonstruimi dhe zgjërimi i “Rrugës së plastikave” në Shkup
LEXO: Rruga e plastikave, aty ku punohet si në Kinë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button