Dy të lënduar me armë zjarri në Butel

Dy shkupjanë I.A. (29) dhe S.R (35) janë lënduar mbrëmë nga armë zjarri në ora 00:21 minuta në rr. “Ferid Bajram”, pas çka janë dërguar në spitalin “Sistina” për dhënien e ndihmës mjekësore.

Nga MPB-ja konfirmojnë për MIA-n se efektivët e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se I.A dhe S.R. janë lënduar me armë zjarri dhe është dëmtuar automjeti i udhëtimit “audi”, pronë e E.S. (33) nga Shkupi.

Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button