Nga koronavirusi kanë humur jetën 2.619 persona, më shumë se 79.000 të infektuar

Nga koronavirusi i ri, sipas të dhënave të fundit, deri më tani kanë humbur jetën 2.619 persona, ndërsa janë infektuar më shumë se 79.000.

Jashtë kufijve të Kinës, janë konfirmuar 27 raste të vdekjes, nga të cilët më tepër – tetë në Iran dhe shtatë në Korenë Jugore, transmeton CNN.

Më shumë të infektuar në nivel ditor ka në provincën kineze Hubei, prej ku filloi të përhapet virusi.

Deri më tani janë mjekuar 24.000 persona, transmeton MIA.

Jashtë kufijve të Azisë, më shumë të sëmurë ka në Itali – 152, ku janë regjistruar edhe tre raste të vdekjes.

Për shkak të virusit, të quajtur Kovid, në Korenë Jugore është anuluar fillimi i vitit shkollor, ndërsa deri në mars janë ndërprerë linjat ajrore  nga dhe drejt qyteti Degu, ku është vërejtur numër i madh i rasteve të të infektuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button