I akordoi fonde bashkëshortes, ish-kryeministri francez të hënën para gjykatës

Ish-kryeministri francez, Francois Fillon dhe bashkëshortja e tij, Penelope do të dalin para trupit gjykues të hënën në lidhje me skandalin e vendeve të rreme të punës, që në vitin 2017 dëmtoi pjesëmarrjen e tij në garën për president, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Përpjekja e Fillon për pallatin Elize u përfshi nga dyshimet se ai i kishte paguar bashkëshortes disa qindra mijëra euro për punë të vogla si ndihmës parlamentare.

Një figurë politike e konsumuar, që ishte kryeministër gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy, Fillon ishte në krye të garës presidenciale kur akuzat dolën në sipërfaqe. Ai mohoi çdo shkelje, i rezistoi presioneve të partisë për të tërhequr kandidaturën, por u eliminua në raundin e parë të votimit.

Muajin e kaluar, Fillon deklaroi në një intervistë televizive se bashkëshortja e tij kishte qenë punonjësja më e rëndësishme e tij dhe se puna e saj për të do të provohet në gjykatë.

“Ajo menaxhoi axhendën time kushtetuese, postën time elektronike dhe redaktoi fjalimet që bëja”, tha Fillon për transmetuesin publik “France 2”.

Hetuesit vlerësojnë se Penelope Fillon mori 1 milion euro nga zyra e bashkëshortit përgjatë një periudhe 30-vjeçare, nga fillimi i viteve ’80 deri në 2013-n.

Kur skandali u zbulua, Fillon e denoncoi atë si një fushatë balte ndaj tij dhe mohoi që të kishte bërë diçka ilegale. Megjithatë, për “France 2” ai tha se mund të ketë bërë gabime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button