Vuçiq: Këtë vit për Kosovën do të na ofrohet zgjidhje, të cilën nuk do ta pranojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar që deri në fund të  këtij viti atyre do të iu ofrohet një zgjidhje për Kosovën, por që nuk e di se a do të munden ta pranojnë.

Ai  këtë e tha në një intervistë për televizionin serb “TV Prva”  teksa ishte duke komentur deklaratat e fundit të akademikut serb Dushan Kovaçeviq,  i cili kishte thënë se ka frikë që “mbi kokën tonë [Serbisë] nuk është shpata, por gijotina, dhe se zgjidhja e çështjes së Kosovës na pret deri në vjeshtë dhe se BE, SHBA, Gjermania kanë vendosur ta zgjidhin këtë çështje”.

Vuçiq tha se shumë kanë thënë se dikujt i ka premtuar pavarësinë e Kosovës, por ai këtë e theksoi si një jo, transmeton Klan Kosova.

“Vucic nuk e gënjeu askënd, ai nuk është gënjeshtar. Në fund, i vetmi Vuçiqi në thelb hodhi poshtë planin që t’i lejonim [Kosovën] të anëtarësoheshin ë Kombet e Bashkuara”.

Ai theksoi se njerëzve u pëlqen të shesin patriotizëm, “por që të gjithë po mendojnë për një ide imagjinare, jo për situatën aktuale në terren”.

“Do të ofrojnë një zgjidhje të cilën ne nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë. Jam i bindur për këtë, dhe kjo do të ndodhë këtë vit. Do të përpiqen të na japin garanci për BE, por me kusht që ta njohim Kosovën, dhe do të na ofrojë status të veçantë për serbët në disa zona. Dhe çfarë atëherë? Unë do ta pyes popullin. Para tre vjetësh e pyeta, dhe askush nuk e deshi këtë”.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse para tij do të vinte një ultimatum, ai  u përgjigj: “Do ta shihni edhe atë”, shkruan “TV Prva”.

“Do ta shihni. Por është mjaft e sigurt që unë kurrë nuk kam pranuar ultimatume, pasi është e sigurt që unë do të përpiqem të gjej zgjidhjen më të mirë për popullin serb, por gjithashtu të përpiqem të mos rrezikoj paqen dhe stabilitetin, dhe të mos e çoj Serbinë në luftë.”

“Jam i bindur që deri në fund të vitit do të marrim diçka që nuk do të mund ta pranojmë, por as nuk do të refuzojmë. Unë jam pothuajse i bindur për këtë” tha Vuqiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button