Rritet në rreth 79 mijë numri i të prekurve nga Covid-19 në të gjithë botën

Është rritur në rreth 79 mijë, numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e epidemisë së koronavirusit deri më tani kanë vdekur 2.444 persona, prej të cilëve 2.442 në Kinë dhe dy në rajonin special administrativ të Hong Kongut.

Covid-19 ka shaktuar humbje të jetëve edhe në shtete të tjera ku ai është përhapur. Si pasojë kanë humbur jetën 6 persona në Iran, 3 në Japoni, 4 në Korenë e Jugut, 2 në Itali dhe nga një person në Tajvan, Filipine dhe Francë.

Përderisa po shkon në rreth 79 mijë, numri i personave të prekur nga virusi në të gjithë botën, 76.936 raste janë regjistruar në territorin e Kinës, 69 në rajonin special administrativ Hong Kong dhe 10 në rajonin special administrativ Makau.

Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore dhe nga shtypi lokal i vendeve që njoftojnë shfaqjen e koronavirusit numri i rasteve është si më poshtë:

“Japoni 769, Kore e Jugut 556, Singapor 89, Itali 79, nga 35 raste në SHBA dhe Tajlandë, Iran 28, Australi 23, Malajzi 22, nga 16 raste në Vietnam dhe Gjermani, Francë 12, Emiratet e Bashkuara Arabe 11, nga 9 raste në Britani të Madhe dhe Kanada, nga 3 raste në Indi dhe Filipine, nga 2 raste në Rusi dhe Spanjë dhe nga 1 rast në Nepal, Sri Lanka, Kamboxhia, Belgjikë, Suedi, Finlandë, Egjipt, Liban dhe Izrael”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button