Jovo Vangellovski ka iniciuar shkarkimin e gjyqtarëve të cilët duhet të konfirmojnë largimin e tij nga Supremja

Këshilli i apelit në Gjykatën Supreme, i cili duht të marrë vendim të formës së prerë për shkarkim të Vangellovskit, nuk ka mund të mbajë seancë as të enjten (20 shkurt 2020) për shkak të mungesës së gjykatësit të apelit nga Gostivari, Afrim Jakupi, me pretendim se ka pas rast të vdekjes në familje, njofton Portalb.mk.

Ndërkohë, Vangellovski ka ngritur padi përpara Këshillit gjyqësor për shkarkimin e gjyqtareve të Gjykatës Supreme Besa Ademi dhe Cvetanka Periq, anëtare të Këshillit të apelit që duhet të merr vendim të prerë për shkarkimin e tij.

Gjyqtarja tjetër, shkruan 360 shkallë e Gjykatës Supreme, e shkarkuar nga Këshilli Gjyqësor, Rahillka Stojkovska, me të njëjtin parim, kërkon që Këshilli Gjyqësor të pushojë nga gjyqtarët Shpend Devaja dhe përsëri Cvetanka Periq, anëtarë të Këshillit të apelit që duhet të merr vendim të prerë për shkarkimin e saj.

Po vazhdon saga me shkarkimin e Gjyqtarëve të Supremes Jovo Vangellovski dhe Rahilka Stojkovska, të cilët ishin pjesë e Këshillit penal të Gjykatës Supreme që në maj të vitit 2017, e shfuqizoi paraburgimin për biznesmenin Sead Koçan derisa ai ishte në arrati. Këshilli i apelit të Gjykatës supreme, i cili do të vendos për ankesën e Vangellovskit për vendimin për shkarkimin e tij të cilin e solli Këshilli gjyqësor, nuk vendosi asgjë të enjten (20 shkurt 2020) për shkak se kanë qenë të pranishëm të gjithë 9 anëtarët.

Për shkak të mungesës së gjyqtarit të apelit nga Gostivari, Afrim Jakupi, me pretendimin për rast të vdekjes në familje, këshilli i apelit vetëm ka konstatuar se nuk ishin përmbushur kushtet që seanca të mbahet dhe ka caktuar mbledhje të re për 9 Mars, ka thënë për “360 shkallë” një burim i mirinformuar për këto ngjarje.

Kjo është një shtyrje e re e procedurave pasi, në seancën paraprake të Këshillit të apelit më 17 shkurt, Vangellovski përmes përfaqësuesit tij juridik së pari kërkoi që seanca të shtyhej për shkak se nuk kishte pranuar thirrjen në mënyrën e duhur dhe pastaj për shkak se nuk kishte kohë të mjaftueshme për përgatitje. Këto kërkesa u hodhën poshtë, si dhe kërkesa tjetër – që të ketë shtyrje sepse është një periudhë parazgjedhore, që sipas parashtruesve të apelimit nënkupton një kohë kur nuk mund të ketë shkarkime. Më në fund, është kërkuar të përjashtohet i gjithë këshilli i apelit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në këshillin e apelit që vendos për apelimin e Rahilka Stojkovskës.

Sipas ndryshimeve të fundit në Ligjin për Këshillin gjyqësor, vendimin për shkarkim të gjyqtarit e merr Këshilli gjyqësor, ndërsa gjyqtari i prekur ka të drejtë të ankohet në Këshillin e apelit që formohet nga Gjykata Supreme. Nga 9 anëtarët e Këshillit të apelit, tre janë gjyqtarë suprem, dy janë gjyqtarë të gjykatës nga e cila vjen gjyqtari i prekur dhe një tjetër është i deleguar nga katër rrethet e apelit – Shkupi, Gostivari, Manastiri dhe Shtipi. Në rastin e Vangelovski dhe Stojkovska, kjo do të thotë se pesë nga nëntë anëtarët e dhomave të apelit janë gjyqtarë suprem.

Vangellovski dhe Stojkovska kanë iniciuar shkarkimin e tre gjyqtarëve suprem

Por edhe po të kishte kushte për mbajtjen e seancës së Këshillit së apelit të enjten, pyetja është nëse për Vangellovskin do të merret vendim përfundimtar sepse kërkesa për përjashtimin e gjithë Këshillit të apelit është dorëzuar në seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme. Sipas burimeve të gjykatës, seanca e përgjithshme do të mblidhet të mërkurën, 26 Shkurt, ndërsa në rend të ditës janë vendosur kërkesat për përjashtimin e Këshillave të apelit nga Vangellovski dhe Stojkovska.

Se Vangelovski dhe Stojkovska janë të gatshëm të përdorin të gjitha opsionet për të shtyrë procedurat për konfirmimin e shkarkimit të tyre, tregojnë edhe informacionet e Këshillit gjyqësor për ankesat e tyre për shkarkimin e disa Gjyqtarëve Suprem, të cilët janë anëtarë të Këshillave të apelit.

Jovo Vangellovski ka parashtruar ankesa duke kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve supremë Besa Ademi dhe Cvetanka Periq për shkak të, sipas tij, sjelljes joprofesionale dhe drejtim të pandërgjegjshëm të procedurës tij para Këshillit të apelit.

Sipas burimit tonë nga Këshilli Gjyqësor, të njëjtën ankesë e ka parashtruar edhe Rahilka Stojkovska. Ajo ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve supremë Shpend Devaja dhe përsëri të Cvetanka Periq, me të njëjtin arsyetim.

Është interesant që Vangelëovski dhe Stojkovska i synojnë vetëm tre gjyqtarë, megjithëse për vendimet për refuzim të kërkesave të tyre për shtyrje të seancave kanë votuar edhe gjyqtarë të tjerë anëtarë të këshillit të apelit.

Nuk është e qartë nëse këto nisma mund të vonojnë më tej ankesën e Këshillit së apelit për shkarkimet e Vangellovskit dhe Stojkovskës.

Përndryshe, këshillat e apelit tashmë janë vonuar me vendimet. Sipas Ligjit për Këshillin gjyqësor, Këshillat e apelit duhet të marrë vendim brenda 30 ditësh nga themelimi. Në rastin e Vangellovskit dhe Stojkovskës, këshillat janë formuar në fillim të janarit.

Këshilli gjyqësor i ka shkarkuar Vangellovskin dhe Stojkovskën më 10 shtator 2019, pas gati dy vjet vonimi të procedurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button