Palmer: Të gjithë të cilët do t’i bashkohen Dodikit rrezikojnë sanksione amerikane

Përfaqësuesi special i Stejt Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer, tha se secili që do t’i bashkëngjitet bllokadës së institucioneve në BeH, rrezikon sanksione nga SHBA-ja, tashmë është theksuar për liderin serb Millorad Dodiq, dhe se paraliza shtetërore nuk do të lejohet, shkruan MIA.

“Dodiki paraprakisht sillej në mënyrë më jokonsistente dhe jokompatabile  me Marrëveshjen e Dejtonit dhe për këtë u është nënshtruar sanksioneve amerikane. Secili që ndan qëndrime kundër Dejtonit, rrezikon të ketë një përgjigje të tillë nga SHBA-ja”, tha Palmeri në intervistën për “Zërin e Amerikës”.

Dodiki është në listën e zezë tashmë pesë vjet për hyrje në SHBA dhe i është ngrirë prona, ndërsa para disa ditëve  ambasadori amerikan në BeH, Erik Gordon Nelson i tha Dodikit se mund të vijojnë sanksione të reja amerikane nëse vazhdon bllokimin e institucioneve shtetërore.

Palmeri i vlerësoi hapat e autoriteteve e RS-së si kërcënim serioz dhe theksoi se Dodikit nuk do t’i lejohet t’i vazhdojë bllokadat.

Palmeri gjithashtu i kritikoi vendimet e Këshillit Evropian, me të cilat nuk e hapën negociatat për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë më herët, që sipas tij i dërgoi porosi të keqe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button