Dy milionë pasagjerë më pak: Një vit jo i lavdishëm për transportin me autobusë ndërurban (Infografik)

Rënie pingul e numrit të pasagjerëve të transportuar është shënuar në vitin 2019 te transporti ndërurban me autobusë. Në 12 muajt e kaluar, janë transportuan vetëm 5,827,000 pasagjerë, ose 2 milionë më pak krahasuar me vitin 2018. Sipas Entit shtetëror të Statistikës, transporti me autobusë ndërmjet qyteteve ka humbur rreth 10 milionë pasagjerë për vetëm tetë vjet, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Transporti ndërurban me autobusë vitin e kaluar pati një vit jo të lavdishëm, kur edhe ndodhi aksidenti më i rëndë, në historinë më të re të Maqedonisë, në të cilin ishte përfshirë një autobus. Shkurtin e kaluar, jetën e humbën jetës 16 pasagjerë, ndërsa 35 pësuan lëndime të rënda, në afërsi të fshati Llaskarcë kur u përmbys një autobus i kompanisë “Durmo Turs” .

Menjëherë pas aksidentit, mediat u mbuluan me lajme për vjetërsinë e autobusëve që transportojnë pasagjerë mes qyteteve, si dhe stërngarkimin e disa autobusëve dhe për mangësi tjera në këtë lloj të transportit.

Përveç aksidentit vitin e kaluar, numri i qytetarëve që ndajnë një makinë për të udhëtuar në qytete tjera po rritet nga viti në vit.

Në “Facebook” ekzistojnë grupe të mbyllura të cilat, për shembull, ofrojnë transport automjetesh midis Manastirit dhe Shkupit. Vetëm dy grupe të mbyllura në “Facebook” nga Velesi kanë mbi 10,000 anëtarë, qëllimi kryesor i të cilëve është të shkëmbejnë informacione mbi ofertën ose kërkesë për vende të lira për udhëtim me makinë midis Velesit dhe kryeqytetit.

Duhet të theksohet edhe ngritja negative e numrit të taksistëve të paligjshëm në qytete, të cilët vitet e fundit jo vetëm që qarkullojnë në zonat urbane, por mbledhin pasagjerë edhe para stacioneve të autobusëve dhe për transport ndërkombëtar.

Taksistët e paligjshëm u ofrojnë qytetarëve të njëjtën tarifë si biletat e autobusëve, por ata nuk paguajnë tatime dhe kontribute tjera për shtetin.

Përveç rënies pingul në transportin ndërurban me autobusë, transportuesit e vendit me autobusë vitin e kaluar kanë transportuar më pak pasagjerë edhe në linjat ndërkombëtare. Statistikat tregojnë se, në vitin 2019, në transportin ndërkombëtar me autobusë kanë udhëtuar vetëm 644.000 pasagjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button