Ibra kapet keq me fantazistin e Milanit

Edhe pse Milani hipotekoi 3 pikët kundër Torinos në javën e 24-tërt të Serisë A, u pa që Zlatan Ibrahimovic të ishte i irrituar, transmeton OraNews.

Gazeta prestigjioze në shtypin sportiv në Itali “Tuttosport”, shkruan se shkak që suedezi ishte i mërzitur ishte bërë braziliani Lucas Paqueta. Thuhet se Ibra ishte shumë i irrituar me mesfushorin, për atë që ai tregoi në fushën e lojës.

Gjithashtu sipas raportit të kësaj gazete, sulmuesi 38-vjeçarë ka pasur edhe një bisedë kritike në dhomat e zhveshjes, ku mësohet t’i ketë thënë se braziliani shfaqet ndryshe në stërvitje dhe ndryshe në fushën e lojës. Kujtojmë që Paqueta zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Torinos sidomos në pjesën e parë edhe pse ka disa muaj që ka humbur vendin e titullarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button