Konjufca i shfuqizoi 14 vendime për konsuj diplomatikë

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar për shfuqizimin e vendimeve për konsuj diplomatikë.

Ai ka thënë në një postim në rrjetin social, Facebook se vendimet për emërime të konsujve kanë qenë në kundërshtim me ligjin.

Përveç kësaj, Konjufca ka bërë të ditur edhe emrat e 14 personave që ishin angazhuar si konsuj nëpër ambasada e konsullata të ndryshme të Kosovës në botë, të cilët preken nga vendimi i ri.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme, Kosova ka 31 konsullata në botë.

Të shfuqizuar:

  1. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;
  2. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;
  3. Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;
  4. Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;
  5. Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;
  6. Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;
  7. Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;
  8. Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;
  9. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
  10. Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;
  11. Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;
  12. Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;
  13. Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;
  14. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button