Spasovski: Edhe unë pyes, pse s’mund të konstatohet se kush është përgjegjës për mungesën e pasaportave

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, i cili deri më 3 janar ishte ministër i Punëve të Brendshme, nuk e di se kush është përgjegjëses për mungesën e pasaportave. Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske se pse ende nuk është konstatuar përgjegjësia te asnjë prej personave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për krizën me pasaporta, Spasovski tha se për momentin për funksionimin e Ministrisë kompetent është ministri teknik, Naqe Çulev, njofton Portalb.mk.

“Me të vërtetë pyetem se pse nuk mund të japë përgjigje për këto pyetje. Mendoj se po të kishte menaxhim më të mirë, të merrej me punë më thelbësore, nuk do të vinte në kësi krize. Për funksionimin brenda në Ministrinë kompetent është ministri dhe ka mekanizma që të konstatohet se kush është përgjegjës nëse ka përgjegjësi. Kam pasur edhe unë situata të tilla disa herë në tërë atë periudhë, por, nuk ka pasur problem në lidhje me pasaportat dhe dokumentet tjera personale”, tha Spasovski.

Spasovski nuk dha përgjigje konkrete në pyetjen se pse edhe përpara 3 janarit derisa ai ka qenë ministër i MPB-së nuk është planifikuar furnizimi i sasisë më të madhe të formularëve, duke e pasur parasysh se para 10 viteve ka filluar dhënia e pasaportave biometrike dhe është dashur që të parashikohet se në këtë periudhë do të ketë rritje të numrit të kërkesave.

“Porositë bëhen çdo vit në bazë të nevojave. Nuk e di kur ka qenë porosia e fundit, por ka dokumente në MPB dhe ato mund të konfirmojnë gjithçka. Lirisht le t’i kontrollojë të gjitha aspektet. Unë jam këtu dhe nuk ikë prej përgjegjësisë nëse është e imja”, tha Spasovski.

Ashtu siç tha dje Çulev, deri në porosinë e ardhshme kanë mbetur vetëm 3.700 formularë, ndërkaq 16.500 qytetarë kanë dorëzuar kërkesa për procedurë të rregullt dhe 650 për procedurë urgjente. Për dërgesën prej 100.000 formularëve që sipas marrëveshjes duhet të arrijë më 24 mars, po bëhen përpjekje që të arrijë dhjetëra ditë më herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button