Messi për herë të parë foli për mediat pas grindjes publike me drejtorin sportiv të klubit

Lojtari i Barcelonës, Lionel Messi për herë të parë ka folur për mediat pas grindjes publike me drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidal, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk e di se çfarë ndodhi me atë njeri, por më duhej t’i përgjigjesha sepse thjesht u ndjeva i sulmuar. Jo vetëm unë, por e gjithë skuadra. Flitej shumë për atë se unë i sjellë lojtarët këtu, ndërroj trajnerët, se jam i pushtetshëm. Sigurisht që kjo është problem për mua kur edhe drejtori sportiv e mendon këtë. Është çmenduri të thuash se lojtarët kanë ndërruar trajnerin e tyre. Abidal është drejtor dhe ai duhet të marrë përgjegjësi, ai merr vendimet. Nuk mund të lejoja që dikush të më sulmonte ashtu”, tha Messi për “Mundo Deportivo”.

Kujtojmë se Abidal deklaroi se duhej të shkarkohej trajneri Ernest Valverde sepse disa lojtarë e sabotuan atë ndërsa Messi iu përgjigj atij që të tregojë emrat e lojtarëve ose në vend të kësaj të heshtë dhe të marrë përgjegjësi.

“Abidal me fjalët e tij më ofendoi si person dhe gjithashtu si kapiten të ekipit. Në nivel personal më lëndoi ajo që besohet se unë marr vendime dhe jap urdhra, gjë që nuk është e vërtetë”, tha Messi.

Ai tha se ishte për të ardhur keq se disa njerëz mendojnë se ai zgjedh shokët e tij të skuadrës.

“Unë nuk e di përse kjo fare flitet. Më ka ndodhur diçka e ngjashme edhe në Argjentinë, ku më akuzonin se kam zgjedhur trajnerin, luajnë miqtë e mi. Mendoj se gjithçka është për shkak të faktit se kam qenë në një vend për një kohë të gjatë, por klubi përfundimisht bën diçka krejtësisht të ndryshme”, tha 32 vjeçari argjentinas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button