Ohri në rrezik, qyteti i vjetër mund të humbasë mbrojtjen e UNESCO-s

Liqeni i Ohrit është një bukuri e rrallë e natyrës duke siguruar strehim për lloje të shumta endemike të ujërave të ëmbla të florës dhe faunës. I vendosur në brigjet e Liqenit të Ohrit, qyteti i Ohrit është një nga vendbanimet më të vjetra në Evropë. E ndërtuar mes  shekujve VII dhe XIX. Arkitektura e Ohrit përfaqëson ansamblin më të plotë të arkitekturës antike urbane në këtë pjesë të Evropës, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Këto janë ndër të paktat arsye se përse UNESCO e ka marrë në mbrojtje prej vitit 1980.  Por fatkeqësisht kjo trashëgimi natyrore dhe kulturore është e rrezikuar sot nga zhvillimi i bizneseve dhe sundimi jo adekuat i ligjit në Maqedoninë e Veriut. Vendi po kalon një periudhë të gjatë tranzitore pas rënies së komunizmit.

“Ndërtesa të reja moderne planifikohen të ndërtohen e  nuk kanë asgjë të përbashkët me arkitekturën e vjetër të Ohrit.  Mendoj se  Pazari i Vjetër po humbet pamjen autentike i cili duhej ruajtur”, theksoi Trajce Talevski, përfaqësues i një organizate joqeveritare.

Në konferencën e fundit në Baku, UNESCO  ngriti alarmin duke paralajmëruar autoritet lokale se Ohri dhe qyteti mund të humbasin statusin e tyre.

“Ata thanë se rekomandimet e tyre nuk janë zbatuar për vite me radhë. Ata u ndjejnë plotësisht të injoruar, dhe është e vërtetë. Letrat, reagimet, rekomandimet e tyre janë injoruar nga institucionet dhe komunat tona që nga viti 2009”- tha ministri i Diasporës, Edmond Ademi.

Qeveria po përpiqet të largojë  pasojat, por procesi po humbet në korridoret e sistemit gjyqësor.

“Fatkeqësisht, shumë nga proceset kanë ngecur në labirinte gjyqësore për arsye të panjohura Një situatë e qartë nuk do të shkaktonte një vonesë të tillë, kështu që ne jemi të detyruar të besojmë se ka një diçka pas saj”-shtoi Ademi.

OJF-të janë optimiste se kjo qeveri mund të ketë sukses në synimet e saj për të shpëtuar statusin e UNESCO-s dhe të paralajmërojë për pasojat nëse ajo dështon.

” Nëse largohet nga harta e UNESCO-s, Ohri, qyteti dhe liqeni i tij do të përballen me një katastrofë. Imagjinoni se çfarë do të ndodhë nëse Ohri mbetet pa mbrojtjen e madhe të siguruar nga UNESCO dhe të lejuar nga ligjet tona”, shtoi përfaqësuesi i “SOS OHRI”, Trajce Talevski.

Vetëm disa muaj  na ndajnë nga konferenca e UNESCO-s  kur në korrik  do të vendoset nëse Ohri do të mbetet nën mbrojtjen e kësaj organizate. Një afat brenda të cilit institucionet do të duhet të korrigjojnë pasojat e shumta  e shkaktuara nga pakujdesia dhe lakmia e tranzicionit të gjatë 30-vjeçar, i cili shkaktoi një dëmtim serioz në trashëgiminë natyrore dhe kulturore të këtij qyteti në Jug të Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button