Kina ua mori akreditimin tre gazetarëve të WSJ

Kina e ka tërhequr akreditimin ndaj tre gazetarëve të Wall Street Journal pasi gazeta nuk pranoi të kërkonte falje, për një artikulli që e quante Kinën “njeriun vërtetë të sëmurë të Azisë”, tha ministria e Jashtme, shkruan REL, transmeton Portalb.mk

“Populli kinez nuk i mirëpret mediat që publikojnë deklarata raciste dhe sulmojnë me qëllim Kinën”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Geng Shuang Geng.

Ai nuk i identifikoi gazetarët.

Wall Street Journal tha se zëvendës shefi i zyrës në Pekin, Josh Chin dhe reporterët Chao Deng dhe Philip Wen, ishin porositur të largoheshin brenda pesë ditësh.

Chin dhe Deng janë shtetas amerikanë, ndërkaq Wen – australian.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dënoi veprimin e Kinës.

“Vendet e pjekura, përgjegjëse e kuptojnë që një shtyp i lirë raporton fakte dhe shpreh mendime. Përgjigja e saktë është të paraqisni kundër argumente, jo të kufizoni shprehjen e lirë”, tha Pompeo në një deklaratë.

Klubi i Korrespondentëve të Huaj në Kinë gjithashtu shprehu “shqetësim të thellë” dhe e dënoi ashpër këtë veprim.

“Aksioni i ndërmarrë kundër korrespondentëve të kësaj gazete është një përpjekje ekstreme dhe e dukshme nga autoritetet kineze për të frikësuar organizatat e huaja të lajmeve”, tha kjo organizatë.

Të huajve nuk u lejohet të punojnë si gazetarë në Kinë, pa akreditime zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button