Ambasadorja e ShBA-ve për dy arsye takoi sot pasdite Metën, Ramën e Bashën

Dy ditë pas Konferencës së Donatorëve, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëria Yuri Kim takoi krerët e politikës dhe shtetit shqiptar, transmeton OraNews.

Me anë të një deklarate për mediat, ambasadorja Kim shprehet se takoi Kryeministrin Rama, Presidentin Meta dhe kreun e opozitës Basha, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Yuri Kim: Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. 

Më tej, ajo shprehet se me ta ka diskutuar rreth pritshmërive që ka për transparencën me donacionet që do të përdoren për rindërtimin pas tërmetit.

Yuri Kim: Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar.

Në Konferencën e Donatorëve të mbajtur në Bruksel SHBA u shpreh se do të kontribuojë me 5 milion dollarë për Shqipërinë. Ato do të kanalizohen në tre drejtime, ku një pjesë e këtyre parave do të shkojnë për ngritjen e Akademisë së Transparencës për fondet e rindërtimit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button