Ja sesi të shikoni sesa çfarë informacioni Facebook ka rreth jush

Facebook ju vëzhgon dhe falë një funksioni të ri të prezantuar së fundi tashmë është e mundur të shikoni sesi rrjeti social gjurmon aktivitetin tuaj, shkruan PCWorld.Al.

Rrjeti social Facebook lançoi ditën e Marte “Off-Facebook Activity”. Me këtë mjet përdoruesit mund të shohin një listë uebsajtesh, aplikacionesh dhe dyqanesh fizike që Facebook e di se i keni vizituar.

Mjeti i ri është një premtim i vjetër i CEO të Facebook Mark Zuckerberg i cili u betua në 2018-ën se do të ndërtonte një mjet për përdoruesit e Facebook ku mund të pastrojnë këtë historik.

Atë kohë rrjeti social Facebook ishte në mesin e një skandali si ai i Cambridge Analytica. Gjurmuesi tregon se ku Facebook ka marrë informacion rreth jush në 180 ditët e fundit. Informacionin e merr nga partneritetet e reklamimit me palë të treta të cilat vullnetarisht i tregojnë rrjetit social identitetet e personave që i vizitojnë.

Ja sesi të aksesoni mjetin e ri

  1. Shkoni në Facebook Settings dhe zgjidhni “Your Facebook Information
  2. Nën opsionin “Your Facebook Information,” zgjidhni opsionin “Off-Facebook Activity.”
  3. Këtë informacion mund ta aksesoni edhe thjeshtë duke klikuar në këtë lidhje direkt.
  4. Një baner me disa uebsajte e aplikacione që Facebook e di se i keni përdorur do të shfaqen.
  5. Klikoni mbi njërën ikonë për të parë listën e plotë të aktivitetit
  6. Në këtë listë një buton “Clear History” do të shfaqet ku mund të fshini informacionin e ruajtur nga Facebook në 180 ditë
  7. Në rastin tonë 184 aplikacione kanë ndarë historikun e shfletimit me Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button