Kryemadhi: Qeveria e Ramës ka rënë por po tërheq zvarrë shqiptarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi nga Durrësi se qeveria e Ramës ka rënë por me vete po tërheq zvarrë edhe qytetarët shqiptarë, transmeton OraNews.

Monika Kryemadhi: Kjo qeveri është e rrëzuar në fakt. Të gjithë themi ta rrëzojmë këtë qeveri por kjo qeveri është e rrëzuar. Por ne akoma nuk po e kuptojmë se rrëzimi i kësaj qeveri do të tërheqë zvarrë të gjithë shqiptarët, kryesisht të rinjtë.

Kryemadhi komentoi edhe donacionet e mbledhura në Bruksel për tërmetin.Ajo tha se bujaria e komunitetit ndërkombëtar nuk ishte për Ramën dhe qeverinë e tij por popullin shqiptar.

Monika Kryemadhi: Buzëqeshja e kryeministrit ishte shumë e madhe. Por kjo bujari nuk ishte ndaj tij, as ndaj qeverisë, as ndaj politikës por ndaj qytetarëve shqiptarë. Tre muaj pas tërmetit familje të tëra janë degdisur nëpër shtëpi që paguajnë qira jashtëzakonisht të shtrenjta, edhe të dyfishuara.Ndërtuesit që kanë qenë pjesë e kësaj skeme nuk kontrollohen nga qeveria për të dhënë qira sociale.

Nuk mund të jetë meritë e një kryeministri, tha Kryemadhi, që të marrë 850 milion euro borxh që do ti paguajnë qytetarët shqiptarë.

Monika Kryemadhi: Do të fusë dorën në xhepin e shqiptarëve qeveria e Edi Ramës. Mos u çudisni kur fatura e energjjsë të dyfishohet, taksa e karburantit, çmimi i ujit se duhet të paguajmë këto kredi dhe hua. Kjo bëhet për të manipuluar opinionin dhe familjarët të vazhdojnë të kalben në çadra. E dëgjuat, tha plani marshall për pesë vjet. Pse 5 vjet do të lëmë njerëzit nëpër çadra?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button