Irani dënoi tetë aktivistë që “spiunuan për SHBA-në”

Gjyqësori i Iranit tha se ka dënuar me burgim tetë aktivistë të mjedisit – përfshirë një iranian që ka edhe shtetësi britanike dhe amerikane – nën akuzat se kanë spiunuar për Shtetet e Bashkuara dhe kanë vepruar kundër sigurisë kombëtare të Iranit.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili, tha se Gjykata e Apelit nxori “aktgjykime të formës së prerë” për rastet e tyre.

Dy nga aktivistët, Morad Tahbaz dhe Niloufar Bayani, u dënuan me nga 10 vjet burgim, ndërsa të tjerët me dënime më të vogla, transmeton REL.

Ata gjithashtu u urdhëruan t’i kthejnë paratë që, sipas autoriteteve iraniane, i kanë marrë nga Qeveria amerikane për shërbimet e tyre.

Tahbaz, përveç shtetësisë iraniane, e ka edhe atë britanike dhe amerikane.

Irani nuk e njeh shtetësinë e dyfishtë apo të shumëfishtë dhe kjo do të thotë se iranianët e arrestuar nga autoritetet në Teheran, nuk mund të marrin ndihmë konsullore nga vendet e tjera, ku ata janë gjithashtu qytetarë.

Të gjithë aktivistët u arrestuan në Iran, në fillim të vitit 2018.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Supreme e Iranit konfirmoi dënimin me vdekje edhe për shtetasin iranian, Amir Rahimpour, i cili u shpall fajtor për spiunim për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës – CIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button