Shqiptari që shkaktoi aksidentin fatal në Gjermani u dënua me burgim të përjetshëm

Pas një gare të paligjshme me vetura, e cila e ka lënë të vdekur një person në qytetin gjerman Moers, një gjykatë në Gjermani e ka shpallur fajtor kosovarin 22-vjeçar. Mediet gjermane kanë raportuar të hënën se Kushtrim H. është dënuar të hënën me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, i pandehuri i dytë, Ismail S., ngasës i veturës së dytë që kishte marrë pjesë në garë, është dënuar me tri vjet dhe nëntë muaj, duke u shpallur fajtor për pjesëmarrje në një garë që rezultoi me fatalitet.

Një 43-vjeçare, ngasëse e një veture, e cila nuk kishte marrë pjesë në këtë garë të paligjshme, kishte mbetur e vdekur në prill, pasi që vetura e kosovarit ishte përplasur në veturën e saj.

Gazeta gjermane “Bild” raporton të hënën se gjyqtarët e Gjykatës Rajonale në Kleven kanë vendosur të hënën se dy veturat me 600 kuajfuqi, ishin në garë të paligjshme në një zonë banimi. Vepra u pranua nga dy të pandehurit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button