Prej sot në autobusët e NQP Shkup mund të blihet biletë për një vozitje

Nga sot në autobusët e NQP “Shkupi” udhëtarët mund të blejnë një biletë për një vozitje. Përveç autobusëve, biletat mund të blihen edhe në të gjitha zyrat e biletave të kompanisë. Çmimi i biletës për një vozitje është 50 denarë, njofton Portalb.mk.

Bileta është për të përdorë vetëm një herë, me një çip pa kontakt të integruar, i punuar sipas standardeve më të larta të sigurisë, në përputhje me pajisjet ekzistuese, përkatësisht  me validatorët ekzistues pa kontakt.

“Ne besojmë se me fillimin e përdorimit të biletës për një vozitje do të lehtësojmë dukshëm përdorimin e transportit publik për qytetarët që rrallë e përdorin transportin publik ose janë nga qytetet e brendshme, rrethanë lehtësuese për të huajt, në përgjithësi, për të gjithë ata që nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të përdorni opsionet e transportit publik me kartelën ‘e Shkupit’ ose me celular”, thonë nga NQP.

Kompania informon se çmimi i llojeve të tjera të biletave mbetet i pandryshuar. Paketa për 10 udhëtime ende kushton 250 denarë, bileta që validohet përmes portofolit elektronik kushton 35 denarë, validimi me telefon celular është 40 denarë ”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button