RMV, Bërns: Është arritur zhvillim i rëndësishëm në tre vitet e fundit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shkup, Kejt Meri Bërns sot nëpërmjet një letre me rastin e shpërndarjes së përbërjes së nëntë parlamentar që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, theksoi se dëshiron që të japë mirënjohje për zhvillimin e rëndësishëm që është bërë në tre vitet e fundit, njofton Portalb.mk.

Ajo thekson se zhvillimi i përfshinë ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO dhe hapat për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, ratifikimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, miratimin e ligjeve për Agjencinë për Siguri Nacionale dhe Agjencisë Teknike Operative, Ligjin për Mbrojtje, Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe Ligjin për Prokurori Publike.

“Këto arritje e tregojnë përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në agjendën reformuese, në të mirë të qytetarëve dhe në ndihmë të sigurimit të ardhmërisë transatlantike”, thotë ambasadorja amerikane.

Dje, pak përpara se të shpërndahet Kuvendi, deputetët me 80 vota “për” aq sa ishin të domosdoshme, e kanë miratuar Ligjin për Prokurori Publike. Miratimi i këtij Ligji ishte një ndër kushtet joformale të komunitetit ndërkombëtar që Maqedonia e Veriut të marrë datë për fillimin e bisedimeve hyrëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button