Cakaj takon homologun kroat: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për negociatat

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Tema kryesore e diskutimit të takimit ishte nisja e procesit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë, gjatë Presidencës Kroate, transmeton Vizion Plus.

Cakaj në një postim në Facebook sa i përket takimit, bëri me dije se gjatë mandatit të saj, Presidenca Kroate po synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“U pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t’i dhënë shtysë të re procesit të zgjerimit në përgjithësi!”- përfundoi Cakaj postimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button