Presidenti Pendarovski zhvilloi takim me kryeministrin Albin Kurtin

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut sot në Munih të Gjermanisë zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, transmeton Portalb.mk.

Nga kabineti i presidentit raportojnë se në takim me Kurtin, presidenti i dërgoi urime për zgjedhjet parlamentare të realizuara me sukses dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re në Kosovë.

Ai shprehet i gatshëm të forcon bashkëpunimin dypalësh me Qeverinë e re të Kosovës, duke kontribuar në stabilitetin e rajonit.

Presidenti Pendarovski shprehu gatishmërinë për mbajtjen e seancës së katërt të Komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik.

Përveç me Kurtin, Pendarovski arriti të zhvillon takim dypalësh edhe me kryeministrin armen, Nikol Pashinian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button