Macron i hap dyert RMV-së dhe Shqipërisë në nisjen e negociatave për anëtarësim në BE

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se ai do të lejojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian nëse ekzekutivi i bllokut u jep atyre një vlerësim pozitiv muajin tjetër.Macron në Konferencën e Sigurisë në Munih tha se do t’i jep fund ngrirjes nga ana e tij përparimit të dy vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE dhe siguroi liderët të tjerë europianë se Franca ende e mbështet zgjerimin e bllokut për anëtarët e rinj, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi në pritje të raportit (Komisioni Evropian) në mars, në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat”, tha Macron gjatë konferencës.

Macron kishte refuzuar të aprovonte fillimin e negociata të pranimit në një samit në tetor, duke thënë se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj duhej të ndryshonte.

Të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe rus në gjashtë shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në BE si Kosova, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut – Gjermania dhe Komisioni Evropian thanë që qëndrimi i Macron për t’i bllokuar ato ishte i gabuar.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button