U shkarkua ministrja Mizrahi, ajo dhe Spasovski japin arsye të ndryshme

Në Seancën e 136-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me 62 vota ‘për’ dhe 26 ‘kundër’, u shkarkua Rashela Mizrahi nga pozita e ministres për punë dhe politikë sociale, transmeton Portalb.mk.

Në seancë foli edhe kryeministri Oliver Spasovski, i cili është edhe propozuesi për shkarkimin e ministres.

“Në bazë të nenin 94, paragrafi 2 nga Kushtetua e RMV-së, deri te Kuvendi i RMV-së dorëzova propozim për shkarkimin e ministres Rashela Mizrahi nga funksioni I ministres për punë dhe politikë sociale. Kam kërkuar që Mizrahi të shkarkohet pas një serie paraqitjesh ku ajo shkeli rëndë ligjet që rregullojnë emrin kushtetues të vendit”, tha Spasovski.

Mizrahi shprehet e bindur se nuk e ka shkelur Kushtetutën, ndërsa shprehet se është shkarkuar për arsye tjera.

“Asnjëherë nuk e kam shkelur Kushtetutën, as ligjin. Unë jam Rashela Mizrahi, hebreje krenare nga Maqedonia. Ende pa hyrë në ministri si gruaja e parë hebreje në historinë e Maqedonisë e emëruar për ministre në Qeveri, kam qenë cak i sulmeve antisemitiste nga njerëz që as nuk zgjedhin mjete, as mënyra e as fjalë“, tha Mizrahi.

Deri te ky vendim erdhi pasi që Mizrahi disa herë është paraqitur në konferencë për shtyp në Ministri me tabelën e vjetër, ku në vend të emrit të ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan Republika e Maqedonisë, si dhe nuk respekton Ligjin e gjuhëve.

Gjithashtu edhe Aleanca për Shqiptarët (ASH), partia opozitare shqiptare kërkoi shkarkimin e Ministres për punë dhe politikë sociale, Mizrahi.

Mos respektimi i ligjit si dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes nga ana e ministres teknike për punë dhe politikë sociale duhet të ketë për pasojë shkarkimin e saj nga posti i ministres. Kujtojmë se, gjuha shqipe është gjuhë përdorimi i të cilës garantohet me ligj dhe kushtetutë, ndërkaq flitet nga më shumë se 1/3 e popullsisë së përgjithshme në vend me të drejtë autoktone dhe historike”, deklarojnë nga ASH-ja.

LEXO: Arriti në Kuvend kërkesa e kryeministrit Spasovski për shkarkimin e ministres Mizrahi
LEXO: Ministrja Mizrahi në takim me ambasadorin rus, ndërkohë deputetët kërkojnë shkarkimin e saj
LEXO: Aleanca për Shqiptarët kërkoi shkarkimin e ministres Mizrahi
LEXO: Athina ka akuzuar Shkupin për shkelje të Marrëveshjes për emrin
LEXO: Dimitrovi kërkoi nga kryeministri Spasovski të shkarkojë ministren Mizrahi, i problematizon marrëdhëniet me Greqinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button