Tashmë ky shtet e ka ndaluar Shën Valentinin
Teheran, 14 shkurt – Irani ka ndaluar festimet e Ditës së Shën Valentinit duke i konsideruar ato si një pushtim kulturor dhe duke paralajmëruar se dyqanet që do të shesin sende që lidhen me festën e të dashuruarve ka të ngjarë të mbyllen nga një deri në gjashtë muaj, transmeton Koha.net.
Edhe pse festimet për Ditën e Shën Valentinit konsiderohen si një krim nga autoritetet iraniane, përvjetori është bërë megjithatë popullor në mesin e iranianëve në dy dekadat e fundit.
Është zakon që për këtë ditë të blihen balona dhe dhurata në formë zemre, lodra si dhe çokollata për të dashurit